Tifozja e Man Utd fitoi 1,250 funte pasi e gaboi tiketën

Një tifoze e Manchester Unitedit i është gëzuar humbjes së ekipit të tij. Pa dashje, ajo e luajti një tiketë në bastore duke ia dhënë fitoren ekipit MK Dons, duke i fituar 1200 funte.

Sport

27/08/2014 14:40

Një tifoze  Manchester Unitedit, nuk ishte duke buzëqeshur pas humbjes 4:0 nga MK Dons në Capital One Cup, por ajo më pas mori disa lajme të mira.

Në vend se ta vendoste në tiketë fitoren e Man Utd, tifozja gaboi dha i luajti 2,5 funte për fitoren e ekipit kundërshtar.

Pasi kuota ishte 500, asaj i ra t’i fitojë 1,250 funte. Tash, ju me siguri mund ta imagjinoni gëzimin e kësaj tifozeje, pasi fitoi duke bërë gabim.