Tifozi shpërthen në lot pas largimit të Van Persie (Video)

Largimin e holandezit, Robin Van Persie nga Manchester United në Fenerbahce një tifoz i ri i klubit e ka përjetuar shumë emocionalisht.

Sport

12/07/2015 15:42

Van Persie është bashkuar me klubin turk pasi iu konfirmua se ai nuk është zgjedhja e parë në sulmin e United sezonin e ri, transmeton Klan Kosova.

Djaloshi i ri është xhiruar nga prindërit e tij në momentin kur ai ka mësuar se Van Persie është larguar nga klubi anglez.

Në dhomën e tij shihen një numër i madh posterësh të lojtarit, që ndoshta më nuk do ta kenë vendin aty.

YouTube player