Tifozi shet gruan dhe shtëpinë për Ochoan

Portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa është një prej më të dalluarve me paraqitjet e tij në Kampionatin botëror. Por, një tifoz i klubit të tij Ajaccio është në gjendje të shesë shtëpinë që ai të mos largohet.

Sport

28/06/2014 17:00

Guillermo Ochoa është bërë i famshëm me paraqitjet e tij fantastike për Meksikën në Kampionatin botëror.

Ai ka pranuar vetëm një gol në tri ndeshje të Grupit A duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet tutje për në fazën eliminatore të garës ku do të ndeshen me Holandën, të dielën.

Por, paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Ochoa të kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. Mirëpo, një tifoz i skuadrës së tij Ajaccio ka vendosur të marrë masa që ai të mos largohet nga klubi.

Në faqen Le Bon Coin të shpalljeve, ai ka vënë në shitje shtëpinë dhe gjithçka që ka brenda saj, bashkë me gruan dhe fëmijët që të sigurojë para që Ochoa të mos largohet nga klubi.

Një çmenduri, pa dyshim, por që kur bëhet fjalë për një dashuri të madhe ndaj klubit e tejkalon qdo kufi.