Tifozi rrokulliset nga tribuna

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndonjë gabim në mbrojtje ose rast të humbur në sulm, ne të gjithë ndodh të kritikojmë ekipin e zemrës, kohë pas kohe. Por, për shumëkënd shpërthimi ka të bëjë edhe më tepër se thjesht një ngritje nga karrigia, ose bërja e ndonjë gjesti për futbollistin ose futbollistët…

Sport

12/04/2014 13:31

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndonjë gabim në mbrojtje ose rast të humbur në sulm, ne të gjithë ndodh të kritikojmë ekipin e zemrës, kohë pas kohe.

Por, për shumëkënd shpërthimi ka të bëjë edhe më tepër se thjesht një ngritje nga karrigia, ose bërja e ndonjë gjesti për futbollistin ose futbollistët në fjalë.

Megjithatë, një tifoz e tejkaloi kufirin gjatë duelit mes Eintracht Frankfurtit dhe Mainzit duke u ngritur nga karrigia e tij për të shprehur pakënaqësinë ndaj një futbollisti, por e pësoi keq.

Tifozi u ngrit dhe iu afrua barrierës së tribunës për t’u shfryrë ndaj një futbollisti, mirëpo u rrokullis dhe ra në tokë. Për fatin e tij të mirë ai shpëtoi pa lëndime dhe mund ta kritikonte atë sërish, por kësaj radhe duke qëndruar i ulur në vendin e tij.