Tifozi që dje qëlloi lojtarin me grusht dënohet me burg

Dje në futbollin ka anglez ka ndodhur një ngjarje aspak e hijshme, kur një tifoz u fut në fushë dhe goditi lojtarin me grusht në kokë.

Sport

11/03/2019 17:01

Gjithçka ndodhi në ‘Championship’ në ndeshjen ndërmjet Brimingham dhe Aston Villa.

Sot, mediet britanike raportojnë se tifozi që sulmoi mesfushorin Jack Grealish është dënuar me 14 javë burg, transmeton lajmi.net.

Si pjesë e dënimit atij i është shqiptuar edhe një ndalesë për tu futur në stadium për 10 vitet e ardhshme.

Personi i arrestuar është Paul Mitchell, 27 vjeçar. Ai është shpallur fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij dhe tani do të vuaj dënimin. /Lajmi.net/