Tifozi i Tottenham mesazh gruas: Nuk kam parë kurrë ekipin në finale, do harxhoj të gjitha paratë!

Kualifikimi i Tottenham në finalen e Ligës së Kampionëve, ka qenë një nga befasitë më të mëdha që na ka servuar ky kompeticion këtë sezon.

Sport

10/05/2019 22:28

‘Gjelat’ kaluan në finale pas rikthimit sensacional ndaj Ajax, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Dhe kjo është hera e parë në histori të klubit që ata marrin pjesë në një finale të kompeticionit më të madh për klube, transmeton lajmi.net.

Një tifoz 60-vjeçar, i emocionuar, ka deklaruar se do harxhoj të gjitha paratë në llogarinë bankare vetëm për ta shikuar për të vetme here ndoshta ekipin e preferuar në finale.

“Dua vetëm t’i them gruas sime: Më fal që po t’a them, por llogaria jonë bankare do të përdoret rëndshëm, ndaj po i pe disa mijëra euro mangu, ke parasysh që kjo është një mundësi që na vjen vetëm një herë në jetë!’’

’’Këtë vit mbush 60 vite dhe nuk e kam parë kurrë ekipin tim të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj do të jem atje në çdo mënyrë, edhe nëse do të më duhet të grabis një bankë!”, u shpreh tifozi për Sky Sports. /Lajmi.net/