Tifozi i Stokes bën tattoo emrin e Shaqirit në të pasmet (Foto)
Si duket Xherdan Shaqiri tashmë ka bërë për vete me mijëra tifozë të Stoke Cityt, të cilët kanë filluar të bëjnë edhe tatuazhe me emrin e lojtarit të ri të skuadrës së tyre.

Sport
Fama e Shaqirit te Stoke City është duke u rritur çdo ditë e më shumë.
Një gjë të tillë e konfirmon më së miri dhe një gjest i bërë nga një tifoz i Stoke Cityt me emrin Carl Spruce.
Ai ka bërë tattoo emrin e Shaqirit në të pasmet e tij.
Disa muaj më parë unë kam shkruajtur një status në Facebook: “Nëse Stoke transferon Shaqirin, unë do ta bëj tattoo emrin e tij në të pasmet e mia”, tha Spruce për Blick.
Dhe, duket se tifozi në fjalë e ka mbajtur premtimin e dhënë, pasi e ka bërë tatuazhin për të cilin ka premtuar.