Tifozi i Liverpoolit dhuron karrocë për Wilsheren
Pas publikimit të lajmit se Jack Wilshere do të mungojë për gjashtë javë për shkak të një lëndimi që pësoi në ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Danimarkës, tifozët e Arsenalit menjëherë sulmuan rivalët e tyre nga Liverpool. Krejt kjo për shkak se mbrojtësi i Reds, Daniel Agger ishte ai që e lëndoi Wilsheren, dhe mbështetësit…
Sport
Pas publikimit të lajmit se Jack Wilshere do të mungojë për gjashtë javë për shkak të një lëndimi që pësoi në ndeshjen miqësore mes Anglisë dhe Danimarkës, tifozët e Arsenalit menjëherë sulmuan rivalët e tyre nga Liverpool.
Krejt kjo për shkak se mbrojtësi i Reds, Daniel Agger ishte ai që e lëndoi Wilsheren, dhe mbështetësit e gjigantit londinez kanë kërkuar të merren masa ndaj qendërmbrojtësit danez.
Mirëpo, përkrahësit e Liverpoolit nuk e kanë lënë pa u kundërpërgjigjur pas fyerjeve ndaj futbollistit të tyre dhe kanë reaguar në një mënyrë mjaft origjinale.
Në një postim në rrjetin social Twitter, një tifoz i Liverpoolit bëri shaka me lëndimin e Wilshere dhe mbështetësit e Arsenalit duke publikuar fotografinë e një karroce të personalizuar me logon e Arsenalit, për mesfushorin e dëmtuar.
Fotografia pa dyshim se do të pritet me hidhërim nga tifozët e Arsenalit, shumica e së cilëve nënshkruan një peticion të enjten duke kërkuar dënimin e Aggerit për ndërhyrjen e tij.
Andaj, derisa Wilshere nuk pritet të kthehet deri në fazën përfundimtare të sezonit, tensionet mes tifozëve sa vijnë e shtohen.