Tifozi i Federer zgjohet nga koma, nuk i beson sukseseve të tenistit

Një tifoz i Roger Federer, nuk ka besuar që 34 vjeçari është njëri ndër tenistët më të mirë në botë, pasi është zgjuar nga qëndrimi prej 11 vitesh në koma.

Sport

22/09/2015 18:51

Jesus Aparicio, që ishte i përfshirë në një aksident me veturë në dhjetor të 2004,  nuk e ka besuar rrëfimin e familjarëve për zviceranin, pas zgjimit nga koma.

“Kur e dija që ai është në moshën 34 vjeçare, aakoma po luan dhe është numri 2 në botë,  mendova që po tallen me mua. Nuk mund të besoja”, ka thënë Aparacio.

“Kur dëgjova që i kishte fituar 17 tituj Grand-Slam, i vura duart në fëtyrë. E dija që Federer është shumë i mirë, por kurrë nuk e kam menduar që mund të fitojë aq sa ka fituar”.