Tifozi i Evertonit e nervozon Artetan

Mikel Arteta ka reaguar ashpër ndaj një tifozi të Evertonit, i cili kërkonte ta bënte një fotografi me yllin e Arsenalit, pas humbjes së këtij të fundit me rezultat 3:0 në Goodison Park të dielën. Tifozi i klubit nga Liverpooli ia vendosi njërën dorë në qafë futbollistit spanjoll, ndërsa në tjetrën tregonte me tre gishta,…

Sport

07/04/2014 17:20

Mikel Arteta ka reaguar ashpër ndaj një tifozi të Evertonit, i cili kërkonte ta bënte një fotografi me yllin e Arsenalit, pas humbjes së këtij të fundit me rezultat 3:0 në Goodison Park të dielën.

Tifozi i klubit nga Liverpooli ia vendosi njërën dorë në qafë futbollistit spanjoll, ndërsa në tjetrën tregonte me tre gishta, duke menduar për tre golat që i kishte realizuar Evertoni ndaj ‘Topçinjve’.

Mirëpo, Arteta, i cili shënoi autogol, reagoi menjëherë duke e larguar nga vetja tifozin vendës.

Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit Liverpool Lime Street, derisa kontingjenti i Arsenalit po bëhej gati për t’u rikthyer në shtëpi.