Tifozi i Chelsea dënohet me tri vite shkaku i këngëve që përhapin homofobinë

Futbolli anglez po përballet me shumë problemeve jashtë fushave të blerta.

Sport

03/01/2019 20:44

Së fundmi, kanë qenë tifozët e Chelsea në krye të të gjitha këtyre problemeve që vijnë nga tribuna.

Ata nuk kanë kryer asnjë sulm fizik, mirëpo me këngët e tyre në kor apo të vetëm, kanë ofenduar një pjesë të caktuar të shoqërisë.

Ishin fillimisht sulmet verbale raciste kundër anëtarit të Manchester City, Raheem Sterling, kurse së fundmi, një tifoz është dënuar me tri vite mos paraqitje në stadium, pasi këndonte këngë që përhapin homofobinë, shkruan “BBC”, transmeton lajmi.net.

Është fjala për tifozin George Bradley, 20 vjeçar, i cili është shpallur fajtor për ofendime ndaj homoseksualëve.

E gjithë kjo kishte ndodhur muajin e kaluar gjatë ndeshjes Chelsea – Brighton.

Tifozi përveç tri viteve larg tribunave, është dënuar edhe me 965 funte. /Lajmi.net/