Tifozi hyn në fushë, e pret topin nga korneri (Video)

Një tifoz ka përfunduar në fushë gjatë ndeshjes Real Madrid-Fiorentina. Derisa po bëhej gati ekzekutimi i një korneri, tifozi dëshironte të merrte pjesë në këtë aksion.

Sport

17/08/2014 00:28

Gjatë ndeshjes miqësore ndërmjet Real Madridit dhe Fiorentinës, një tifoz Merengues ka hyrë në fushë dhe e ka ndalur lojën, derisa po ekzekutohej një korner.

I veshur me fanellë të Realit, tifozi, është pozicionuar në zonën e rreptësisë, duke e pritur goditjen nga këndi.

Gjyqtari dhe lojtarët janë detyruar të prisnin derisa ‘dubleri’ i Cristiano Ronaldos të largohej nga fusha, për të vazhduar loja.

Një moment zbavitës, i cili e ka përshkuar internetin në orët e fundit.