Tifozi grushton portierin
Menaxheri i Leyton Orient, Russell Slade ka bërë thirrje që tifozi i Swindon Town i cili grushtoi portierin Jamie Jones të dënohet përjetë. Fitorja 3:1 e Orientit në County Ground u përshkua nga incidenti shokues në mesin e pjesës së dytë kur një tifoz hyri në fushë dhe sulmoi portierin mysafir. Fatmirësisht Jones nuk pësoi…

Sport
Menaxheri i Leyton Orient, Russell Slade ka bërë thirrje që tifozi i Swindon Town i cili grushtoi portierin Jamie Jones të dënohet përjetë.
Fitorja 3:1 e Orientit në County Ground u përshkua nga incidenti shokues në mesin e pjesës së dytë kur një tifoz hyri në fushë dhe sulmoi portierin mysafir.
Fatmirësisht Jones nuk pësoi lëndime dhe ishte në gjendje ta vazhdonte takimin, pas së cilit Slade deklaroi: “Ishte fitore e madhe por u zbeh nga tifozi që hyri në fushë dhe i dha tri goditje portierit tim. Ishte e pabesueshme, skena më e keqe që kam parë prej kur punoj si menaxher”.
“Jamie është në rregull, por ngjarja nuk është në rregull, është e tmerrshme. Ai duhet të dënohet përjetë në mënyrë që kurrë më të mos jetë në gjendja ta shikojë një ndeshje në futbollit nga stadiumi. Ai bëri atë që deri para se kujdestarët të intervenonin”.