Tifozi gjuan nga faulli për Tottenhamin (Video)

Një tifoz anglez është futur në fushë, në ndeshjen ndërmjet West Hamit dhe Tottenhamit, duke gjuajtur nga faulli. Fatkeqësisht, gjuajtja e tij përfundoi përmbi portë.

Sport

16/08/2014 19:14

Ndoshta nuk e gjuajti mirë faullin, por të paktën ai tentoi. Një mysafir i paftuar përfundoi në fushë në ndeshjen ndërmjet West Ham Unitedit dhe Tottenhamit.

Në fakt, ishte një tifoz ai që e goditi gjuajtjen e lirë, në vend të futbollistëve të Hotspur.

Fatkeqësisht, as Christian Eriksen, i cili e gjuajti faullin pas tifozit, nuk arriti ta plasojë topin në rrjetë.

Tifozi u bë i famshëm në internet dhe për momentin po flitet shumë për të. Ai më pas u largua nga fusha, por edhe nga stadiumi, nga pjesëtarët e sigurimit.