Tifozi brazilian thyen televizorin pas humbjes nga Gjermania (Video)
Kemi parë fotografi të ndryshme që pasqyrojnë dëshpërimin e tifozëve brazilianë pas humbjes 7:1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Kampionatit botëror. Por, një mbështetës shkoi edhe më larg, ai e theu televizorin.

Sport
Kur humb skuadra juaj e zemrës pa dyshim se jeni të hidhëruar, por përveç se të shajmë nuk është se kemi çka të shtojmë tjetër.
Mirëpo, një tifoz brazilian ishte aq i hidhëruar pas disfatës 7:1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Kampionatit botëror sa që vendosi ta thyejë televizorin.
Ai e mori monitorin gjigant nga muri i dhomës së tij dhe e theu midis rrugës.
Familjarët e tij u munduan që ta ndalin nga shkatërrimi i pajisjes, por ai i rezistoi përpjekjeve të tyre duke ia arritur qëllimit.
Çmenduri.