Tifozëve të Man Utd do t’iu dridhen këmbët kur të shohin këtë statistikë të Messi – Lajmi.net
Tifozëve të Man Utd do t’iu dridhen këmbët kur të shohin këtë statistikë të Messi
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 18:01, 15 March 2019
Sot është tërhequr shorti i Ligës së Kampionëve, ku përballë njëra tjetrës janë vendosur Barcelona dhe Manchester United.

Këto skuadra ishin takuar edhe më parë me njëra tjetrën në këtë garë. Në vitet 2009 dhe 2011, Barcelona kishte triumfuar në finalet kundër United.

Në vitin 2008, ishte Manchester United që eliminoi Barcën në fazën gjysmëfinale.

Lionel Messi, nuk ka shënuar gol në ‘Old  Trafford’ ku ka vetëm një paraqitje, pikërisht në vitin 2008, por kishte shënuar në dy finalet e fituara.

Por, pasi u mësua se ky çift do të jenë përsëri përballë njëra tjetrës , një statistikë interesante e Lionel Messit po qarkullon në internet, dhe kjo statistikë do t’i dridh këmbët e tifozëve të Man United.

Asnjë lojtarë nuk ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave angleze, sesa Lionel Messi,transmeton lajmi.net.

Ai ka shënuar 22 gola kundër skuadrave nga Premierliga, duke bërë skuadrat nga Anglia si kundërshtarët favorit të tij.

Kundërshtari i preferuar është Arsenal, që nuk është befasi duke pasur parasysh se ai kishte shënuar katër gola në një ndeshje kundër tyre. Pas Arsenal qëndron skuadra e Manchester City.

Por, Messi ka gjasa që të vazhdojë ecurinë e mirë të tij kundër anglezëve, në dy përballjet e ardhshme me Man United. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO