Tifozët, skuadrës së tyre: Shiteni këtë lojtar, transferojeni Muriqin

West Bromwich Albion është rrugës së mirë për t’u rikthyer në Premirligë, pasi renditet në vendin e dytë në Championship, me pikë të konsiderueshme nga vendi i tretë.

Sport

30/05/2020 14:55

Me t’u rikthyer në Premierligë, WBA që drejtohet nga kroati Slaven Bilic, do të provojë transferimin e sulmuesit kosovar të Fenerbahce, Vedat Muriqit.

Transferimin e Muriqit tani janë duke e kërkuar edhe tifozët e WBA, që kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale.

Me të kuptuar se Muriqin mund ta transferojnë për 20 milionë euro, tifozët e WBA kanë dhanë pëlqimin e tyre.

Në emër të domosdoshmërisë për transferimin e tij, te tifozët ka lindur ideja për shitjen e Kenneth Zohore, dhe paratë nga kjo shitje, do të përdoreshin për finalizimin e marrëveshjes me Fenerbahce për 26 vjeçarin nga Kosova.

Vedat Muriqi verën e kaluar i është bashkuar Fenerbahces, por me formën e mirë dhe golat e shënuara, ka marrë vëmendje të madhe si te ekipet e Premierligës, ashtu edhe në Serie A.

Lojtari në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit./Lajmi.net/