Tifozët prishen me Moyesin
Raporti i zbehur mes tifozëve të Manchester Unitedit dhe menaxherit David Moyes ka hyrë në terrorit të ri pas njoftimeve se tribuna Stretfort End Flags (SEF) është nën presion të heq transparentin ‘The Chosen One’ (I përzgjedhuri) me pamjen e Moyesit, në Old Trafford. SEF janë kontaktuar nga grupi më i madh i tifozëve të…

Sport
Raporti i zbehur mes tifozëve të Manchester Unitedit dhe menaxherit David Moyes ka hyrë në terrorit të ri pas njoftimeve se tribuna Stretfort End Flags (SEF) është nën presion të heq transparentin ‘The Chosen One’ (I përzgjedhuri) me pamjen e Moyesit, në Old Trafford.
SEF janë kontaktuar nga grupi më i madh i tifozëve të Unitedit duke kërkuar që të heqin transparentin.
Mbështetësit e kampionit të Premierligës janë të hidhëruar me përkrahjen e kryesisë së klubit ndaj Moyesit, i cili është duke u ballafaquar me kritika të ashpra dhe presion të madh për largim nga posti, në edicionin e tij të parë të detyrë.
United humbi 3:0 në Old Trafford të dielën dhe transparenti në fjalë është shndërruar në cak të shakave nga tifozët kundërshtarë.
Përkrahësit e Reds shpalosën një mesazh: “Moyes, gjeni i futbollit” duke bërë shaka në llogari të ‘The Chosen One’ dhe rezultateve të dobëta të Moyesit në drejtim të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni.