Tifozët përdorin sprejin për t’i larguar femrat
Përveç gjyqtarëve, edhe tifozët kanë filluar të përdorin sprejin me shkumë, por në vend se të caktojnë distancën e murit mbrojtës, ata mbajnë të dashurat e tyre larg nga televizori, gjatë ndeshjeve të Kampionatit botëror.
Sport
Njëra nga risitë e Kampionatit botëror në Brazil është spreji me shkumë që gjyqtarët e përdorin për të mbajtur distancën e duhur nga muri mbrojtës në goditje standarde.
Por, në mesin e tifozëve që ndjekin ndeshjet nga televizori i shtëpive të tyre, ka filluar të përdoret spreji për t’i mbajtur në distancë të dashurat nga ekrani.
Në dëshmi, një numër i madh i fotografive janë publikuar në rrjetin social Twitter ku tifozë të ndryshëm kanë përdorur sprejin duke i mbajtur të dashurat e tyre larg nga futbolli.
Ideja e sprejit përveç se po iu ndihmon shumë gjyqtarëve që mos të kenë probleme me murin, ka dalë e dobishme edhe për tifozët në shtëpi.