Tifozët kundër Patos

Tifozët e Corinthiansit janë duke vënë nën presion drejtuesit e klubit për të larguar nga ekipi, sulmuesin Alexandre Pato. Përkrahësit e skuadrës braziliane nuk e kanë falur sulmuesin për gabimin e tij nga penalltia në humbjen nga Gremio që i kushtoi Corinthiansit me eliminimin nga Copa do Brasil. Sipas shumicës së tifozëve, qendërsulmuesi nuk i…

Sport

29/10/2013 17:55

Tifozët e Corinthiansit janë duke vënë nën presion drejtuesit e klubit për të larguar nga ekipi, sulmuesin Alexandre Pato.

Përkrahësit e skuadrës braziliane nuk e kanë falur sulmuesin për gabimin e tij nga penalltia në humbjen nga Gremio që i kushtoi Corinthiansit me eliminimin nga Copa do Brasil.

Sipas shumicës së tifozëve, qendërsulmuesi nuk i ka arsyetuar 15 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e tij nga Milan në janar të vitit 2013.

Në fakt, Pato nuk u mirëprit nga tifozët e Corinthiansit pothuajse nga momenti kur hyri në dyert e klubit dhe ata ishin të pakënaqur me paraqitjet e tij, larg nga ato të periudhës së tij më të mirë me Rossonerët.

Kurse, së fundmi janë intensifikuar spekulimet rreth transferimit të tij në Premierligë në janar ku për të siguruar shërbimet e tij është duke u zhvilluar një ‘derbi i Londrës’ mes Tottenhamit dhe Arsenalit.