Tifozët kroatë sulmojnë Ivana Knoll, u përplasën edhe me policinë pas ndeshjes së Ligës së Kombeve

Skena jo të këndshme janë parë të mërkurën në Roterdam, ku një tifoz kroat ka tentuar të sulmojë fizikisht përkrahësen më të famshme kroate, Ivana Knoll. Në videon e shfaqur në rrjetet sociale shihet qartë se si një burrë vërshondrejt Ivana Knoll, tifozes kroate që u bë e famshme me paraqitjet e saja joshëse në…

Sport

15/06/2023 10:22

Skena jo të këndshme janë parë të mërkurën në Roterdam, ku një tifoz kroat ka tentuar të sulmojë fizikisht përkrahësen më të famshme kroate, Ivana Knoll.

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale shihet qartë se si një burrë vërshondrejt Ivana Knoll, tifozes kroate që u bë e famshme me paraqitjet e saja joshëse në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, njoftojnë mediat kroate, transmeton lajmi.net.

Një tjetër tifoz u fut mes tij dhe Ivanës. Pasuan disa tentativa për goditje me grushte, ndërkohë Ivana u rrëzua dhe policia mbërriti në vendngjarje.


Mirëpo, kjo nuk i ka penguar tifozët kroatë që të jenë të dhunshëm, madje njëri prej tyre është përleshur me policinë para se të merrte shkop.

Ndërkohë, Kroacia kaloi në finalen e Ligës së Kombeve, pasi mundi Holandën me rezultat 4:2 pas kohës shtesë./Lajmi.net/