Tifozët kosovarë në uebfaqen e Arsenalit

Festa e grupit Arsenal Kosovo Supporters Club pas triumfit të skuadrës në finalen e FA Cup ndaj Hull Cityt, është paraqitur në uebfaqen zyrtare të gjigantit londinez.

Sport

20/05/2014 21:47

Arsenali vazhdon të festojë triumfin në FA Cup pas fitores në finale ndaj Hull Cityt, me rezultat 3:2.

Gjiganti londinez i dha fund pritjes së gjatë për një titull, nga viti 2005, duke hequr presionin nga skuadra dhe menaxheri, shpeshherë i kritikuar, Arsene Wenger.

Dhe, trofeu i fituar në fundjavë pa dyshim se ka gëzuar shumë tifozët e Arsenalit, përfshirë një grup të organizuar të quajtur: Arsenal Kosovo Supporters Club.

Grupi i tifozëve të Arsenalit nga Kosova i është bashkuar festës së mbështetësve të gjigantit anglez nga anembanë bota, por i kanë rënë në sy klubit që ka paraqitur fotografi të kremtimit të tyre, në uebfaqen zyrtare të klubit.