Tifozët kërkojnë Januzajn kundër Bayernit

Tifozët e Manchester Unitedit kërkojnë aktivizimin e Adnan Januzajt nga minuta e parë për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut. Ylli kosovar nuk luajti fare në duelin e parë në Old Trafford që përfundoi në barazim 1:1. Mirëpo, ai u aktivizua si rezervist në fundjavë në fitoren 4:0 ndaj…

Sport

09/04/2014 18:10

Tifozët e Manchester Unitedit kërkojnë aktivizimin e Adnan Januzajt nga minuta e parë për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Ylli kosovar nuk luajti fare në duelin e parë në Old Trafford që përfundoi në barazim 1:1.

Mirëpo, ai u aktivizua si rezervist në fundjavë në fitoren 4:0 ndaj Newcastles, ku shënoi një gol pas një super asistimi nga Juan Mata.

Dhe, kombinimet e tij të suksesshme me mesfushorin spanjoll, por edhe me japonezin Shinji Kagawa kanë bërë që një numër i madh i tifozëve të Manchester Unitedit – nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter – të kërkojnë aktivizimin e tij si titullar kundër Bayernit në Allianz Arena.