Tifozët e zgjedhin 11-shin ideal të Realit

Tifozët e Real Madridit e kanë zgjedhur ekipin ideal, të cilin duan ta shohin në fushë sezonin e ardhshëm. Me këtë rast, Pepe, Alonso e Di Maria, kanë mbetur jashtë ekipit.

Sport

30/07/2014 17:58

Tifozët e Real Madridit i janë përgjigjur një sondazhi të bërë nga e përditshmja spanjolle AS, në versionin e saj online, rreth ekipit ideal të Los Blancos për sezonin e ardhshëm.

Ata kanë pasur të zgjedhin se cilës janë 11 lojtarët që duan t’i shohin në fushë gjatë sezonit 2014-15.

Ekipi është i përbërë nga Iker Casillas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Kroos, James Rodríguez, Bale, Cristiano Ronaldo e Benzema.

Me një total prej 109.000 votash, Cristiano Ronaldo është lojtari më i preferuar nga tifozët e ekipit nga Santiago Bernabeu.

Ylli portugez i ka marrë 107.240 vota. Raphael Varane e ka fituar garën me Pepe (71.063 vota për francezin dhe 43.014 për portugezin), për të luajtur përkrah Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes.

Pepe pati një sezon fenomenal, por kjo nuk e ndihmoi që ta fitojë besimin e tifozëve.

Ndërkaq, Iker Casillas (51.384 vota), u preferua si portieri i parë, para Diego López (7.733), i cili përfundoi në pozitën e tretë, pasi i dyti ishte Keylor Navas (49.113).

Toni Kroos mblodhi 102.617 vota dhe James Rodríguez 76.768, për ta fituar po ashtu nga një vend titullari, ndërsa jashtë mbetën futbollistët e kalibrit të Xabi Alonsos (40.642) e Di Marías (24.383).