Tifozët e Zenitit djegin flamurin e Gjermanisë

Zenit St Petersburg mposhti Borussia Dortmundin 2:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, skuadra ruse u eliminua nga gara pas disfatës me rezultat të përgjithshëm 5:4. Mirëpo, sa do pak ngushëllimin e arritur me fitoren në Dortmund, e prishën tifozët e Zenitit që dogjën një flamur të Gjermanisë…

Sport

20/03/2014 08:53

Zenit St Petersburg mposhti Borussia Dortmundin 2:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, skuadra ruse u eliminua nga gara pas disfatës me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Mirëpo, sa do pak ngushëllimin e arritur me fitoren në Dortmund, e prishën tifozët e Zenitit që dogjën një flamur të Gjermanisë në tribunat e stadiumit.

Përkrahësit e Zenitit, tifozët rus në përgjithësi njihen si problematik dhe në vitet e fundit kanë bërë shumë skandale në fushë dhe jashtë tyre.

Përveç se marrin qëndrime politike, ata njihen edhe si racist.

Djegia e flamurit të Gjermanisë vështirë se do të kalojë pa u ndëshkuar pasi UEFA rreptësisht ndalon gjëra të tilla e sidomos në ndeshje të rëndësishme në kuadër të garës elite të Ligës së Kampionëve.