Tifozët e Realit zgjedhin Navasin

Shumica e tifozëve të Real Madridit duan që Keylor Navas të jetë titullar në ballafaqimin kundër Deportivo La Corunas në Santiago Bernabeu të shtunën.

Sport

12/02/2015 21:55

Tifozët e Real Madridit duan që Keylor Navas të jetë titullar në ballafaqimin kundër Deportivo La Corunas në Santiago Bernabeu të shtunën.

75 për qind e 5000 tifozëve që votuan në sondazhin e “AS”, zgjodhën Navasin para Iker Casillasit.

Trajneri Carlo Ancelotti e ka provuar reprezentuesin e Kosta Rikës në mesin e futbollistëve të zakonshëm titullarë.

Në rast se Navas e fillon ndeshjen nga minuta e parë, do të rikthehet të luajë në një ndeshje të La Ligës për herë të parë pas tre muajsh.

Paraqitja e tij e fundit në La Ligë ishte më 8 nëntor të vitit të kaluar kundër Rayo Vallecanos në Bernabeu.

Prej atëherë, ka bërë pesë paraqitje, dy në Ligën e Kampionëve dhe tri në Copa del Rey.