Tifozët e Realit zgjedhin mesfushorin që dëshirojnë ta transferojnë

Real Madrid do të kërkojë të përforcojë repartin e mesfushës këtë verë dhe Zinedine Zidane do të duhet të zgjedhë lojtarin që do t'i përshtatet ekipit të tij më mirë.

Sport

15/05/2019 11:06

Superylli i Manchester United Paul Pogba, mesfushori ofanziv i Tottenham Christian Eriksen, mjeshtri i Ajaxit Donny van de Beek dhe orkestruesi i Juventusit Miralem Pjanic janë disa nga emrat në listën e Los Blancos.

E përditshmja madrilene Marca ka publikuar një sondazh, duke marrë mendimin e tifozëve se cili do ishte i duhuri për Realin, përcjell lajmi.net.

Dhe bindshëm më i preferuari është Christian Eriksen, që ka marrë 45 për qind të votave.

Pas tij renditet Paul Pogba me 29 për qind e Donny van de Beek me 16 sosh.

Më pak i preferuari për ta parë me fanellën e Realit është Miralem Pjanic me 10 për qind, ndoshta edhe për shkak të moshës së tij. /Lajmi.net/