Tifozët e Realit votojnë për dështakun e ndeshjes

Në një sondazh të bërë nga e përditshmja spanjolle Marca, ku kanë votuar vetëm tifozët e Realit, është konstatuar se Ronaldo ishte dështimi i ndeshjes në përballjen kundër Atletico Madridit.

Sport

09/02/2015 19:16

Lojtarët që morën më pak vota në sondazhin e bërë nga Marca, ishin Ronaldo, Khedira dhe Casillas. Portugezi morti notën 1.7, Khedira morti 1.9 teksa Casillas u vlerësua me notën 2.4.

Më mirë se këta  nuk kaloi as Ancelotti i cili mori notën 1.9.

Më të mirët te Atletico u votuan: Griezmann 9.5, Mandzukic 9.2, Turan dhe Saul Niguez me nga 9.1

Njeriu i ndeshjes u zgjedh Diego Simeone pasi mori notën 9.7 nga 10 të mundshme.