Tifozët e Realit, pro e kundër Ronaldos
Tifozët e Real Madridit kanë befasuar duke mos e kundërshtuar në tërësi largimin e Cristiano Ronaldos nga Santiago Bernabeu.

Sport
Cristiano Ronaldo është futbollisti kryesor i Real Madridit.
Mirëpo, gati gjysma e tifozëve të Los Blancos janë të mendimit se ia duhet të largohet nga klubi. Ky është rezultati i befasishëm i sondazhit të realizuar nga e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Në votim 31 mijë e 474 persona me 49,96 për qind (15.725) të tyre që janë pro shitjes së Ronaldos dhe 50,04 për qind (15.749) të votuesve që dëshirojnë qëndrimin e portugezit.
Ylli portugez ka qenë futbollisti më i dalluar i Realit edhe në edicionin e fundit, ku skuadra nuk e fitoi asnjë prej titujve të rëndësishëm.