Tifozët e Realit kundër Bale
Gareth Bale deri vonë ishte një prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e Real Madridit. Por, forma e tij e dobët në periudhën e fundit i ka sjell telashe të mëdha.

Sport
Gareth Bale është një prej futbollistëve më të mirë të Real Madridit.
Por, ylli uellsian në periudhën e fundit ka shfaqur formë të dobët.
Dhe, kjo i ka sjell një problem të madh. Nga idhulli i tifozëve të Los Blancos, ai është shndërruar në futbollist të cilin ata nuk duan ta shohin më në formacionin bazë.
Kulmi erdhi në duelin me Schalken ku Reali u mposht 3:4 kurse tifozët në Santiago Bernabeu e vërshëllyen pothuajse çdo veprim të Bale.