Tifozët e Real Madridit do të befasohen me vendimin final për Neymarin

Real Madrid ka vendosur të mos bëjë përpjekje për transmerimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Sport

04/06/2019 10:12

Real Madrid ka marrë një vendim: nuk do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë vendosur të tërhiqen nga interesimi për blerjen e brazilit.

Edhe pse e admirojnë si futbollist dhe ka të gjitha atributet për tu konsideruar si përforcim i madh në Santiago Bernabeu, Real Madrid është ‘ftohur’ prej tij, transmeton lajmi.net.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që në vend të Neymarit të tentojnë blerjen e yllit tjetër të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. /Lajmi.net/