Tifozët e Milanit kundër Balotellit
Tifozët e Milanit nuk janë të kënaqur me sulmuesin Mario Balotelli. Njëri prej udhëheqësve kryesor në Curva Sud të Milanit, Giancarlo Capelli ka paralajmëruar se tifozët do ta kritikojnë Balotellin, por edhe komplet skuadrën, në duelin kundër Parmës të dielën. “Të dielën do të kontestojmë më së tepërmi Balotellin, ka qenë i turpshëm”, deklaroi Capelli…
Sport
Tifozët e Milanit nuk janë të kënaqur me sulmuesin Mario Balotelli.
Njëri prej udhëheqësve kryesor në Curva Sud të Milanit, Giancarlo Capelli ka paralajmëruar se tifozët do ta kritikojnë Balotellin, por edhe komplet skuadrën, në duelin kundër Parmës të dielën.
“Të dielën do të kontestojmë më së tepërmi Balotellin, ka qenë i turpshëm”, deklaroi Capelli për Radio Sportiva.
“Pastaj nuk na ka pëlqyer fakti se pas përfundimit të ndeshjes në Madrid, futbollistët nuk u afruan për të kërkuar falje nga sektori ku qëndronim. E bëri vetëm Rami por menjëherë e ftuan prapa”.
I vetmi që do të duartrokitet nga tifozët e Rossonerëve, do të jetë trajneri Clarence Seedorf.
“Për të nuk do të bëjmë asnjë kontestim”.
Milani u eliminua nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në mesjavë pas humbjes 4:1 në ndeshjen e kthimit nga Atletico Madrid.
Rossonerët kishin humbur edhe ballafaqimin e parë në San Siro me rezultat 1:0.