Tifozët e Man Utd: Shkarkojeni Van Gaalin

Tifozët e Manchester Unitedit kërkojnë shkarkimin e Louis van Gaal nga posti i menaxherit.

Sport

09/12/2015 08:52

Louis van Gaal duhet të largohet nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit.

Kjo është kërkesa e tifozëve nga Old Trafford.

Mediat britanike raportojnë se tifozët e “Red Devils” i kanë bërë thirrje klubit që ta shkarkojë holandezin, pas eliminimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.

Por, mbetet të shihet nëse thirrja e tyre do të dëgjohet nga drejtuesit e Manchester Unitedit.