lajmi.net

Tifozët e Man Utd bëjnë shaka me Liverpoolin

Sezoni në Premierligë ka përfunduar, por jo edhe ngacmimet mes tifozëve. Përkrahës të Manchester Unitedit, nëpërmjet një transparenti të shpalosur në një aeroplan, kanë bërë shaka në llogari të rivalit Liverpool.

Sport

14/05/2014 22:38

Nëse ekziston një gjë e keqe nga sezoni i sapo përfunduar i Premierligës, janë tifozët që kanë gjetur një mënyrë të re për të ngacmuar rivalët me paraqitjen e transparenteve në aeroplanë.

Së pari pamë tifozë të Manchester Unitedit duke angazhuar një aeroplan për të shpalosur një mbishkrim me thirrjen për largimin e David Moyesit mbi Old Trafford, para rrëshqitjes së famshme të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard në duelin kundër Chelseas.

Por, tani ka dalë një tjetër. Tifozë të Unitedit kanë angazhuar një aeroplan për të shpalosur një transparent që ngacmon përfundimin e sezonit për Liverpoolit ku ata kapitulluan në fund dhe humbën garën për titull nga Manchester City.

“Giggs 13 – Gerrard 0 – MUFC 20 times”, shkruante në të, duke përshkruar dominimin e Unitedit ndaj Reds, në periudhën e fundit të ligës.

Tifozët e Man Utd bëjnë shaka me Liverpoolin

Tifozët e Manchester Unitedit kanë bërë shaka me Liverpoolin pas barazimit të Reds në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 3:3, që i la në pozitë të vështirë për të fituar titullin në Premierligë.

Sport

06/05/2014 19:09

Tifozët e Manchester Unitedit nuk kanë rezistuar pa bërë shaka në llogari të rivalit Liverpool, pas rrëshqitjes së tyre në duelin me Crystal Palace, duke publikuar një xhirim me fotografitë më qesharake të Reds.

Liverpool lëshoi nga duart avantazhin e tre golave në Selhurst Park që i la në pozitë të vështirë për të fituar titullin e kampionit, dhe kanali Full Time Devils në Youtube, reagoi shpejt duke përmbledhur shakatë ndaj Reds, në një xhirim të vetëm.

Natyrisht, rrëshqitja e kapitenit Steven Gerrard, lotët e Luis Suarezit dhe fanellat e famshme të ‘kampionit’ kanë zënë vend në xhirimin që zgjat gati dy minuta.