Tifozët e Liverpool nuk paguajnë transmetimet televizive, të hollat i dhurojnë si ndihmë për ushqim

Tifozët e Liverpool kanë dhënë një shembull të mirë.

Sport

26/10/2020 11:15

Në Angli, një debat i madh është hapur mbi ushqimin falas nëpër shkolla, por edhe në përgjithësi për rastet sociale.

Tifozët e Liverpool kanë marrë hapa konkret për këtë problem, duke mbledhur një shumë të madhe parash.

Sipas raportimeve të fundit, tifozët e Liverpool kanë mbledhur mbi 100 mijë funte për bankat ushqimore, transmeton lajmi.net.

Këto të holla janë kursyer nga shuma 14.95 funte që kërkohet për të paguar televizionin, për të parë ndeshjet e Premierligës.

Përveç tifozëve të Liverpool, nga më të zëshmit në këtë problem është ylli i Manchester United, Marcus Rashford, i cili ka fituar simpati të madhe në të gjithë Britaninë e Madhe. /Lajmi.net/