Tifozët e klubeve të Premier Ligës në protesta? (FOTO)
Tifozët e 20 klubeve të Premier Ligës dhe 10 të Championship, do të protestojnë gjatë ndeshjeve të vikendit, për shkak të çmimeve të larta të biletave.

Sport
Në bazë të një hulumtimi, ka dalë që çmimi mesatar i një bilete për t’a shikuar ndonjërën prej ndeshjeve në Angli është 53.76 funte, që është shuma më e lartë në botë.
Kjo nuk po u pëlqen tifozëve të ekipeve të elitës së futbollit anglez, andaj ata kanë vendosur t’i bashkojnë forcat për të protestuar.
Kevin Miles, nga Federata e Tifozëve të Futbollit, ka thënë se çmimet janë pengesë kryesore për fansat, që t’i përcjellin ndeshjet nëpër stadiume.
Aksione të ndryshme lidhur me çmimet e tiketave ka pasur edhe më herët në Premier Ligë.
Në ndeshjen mes Evertonit dhe Liverpoolit, tifozët e shfaqën një banderolë në të cilën shkruante “Mbështetës jo konsumatorë”.