Tifozët e Juves me flamur shqiptar

Me kalimin e kohës, është bërë e zakonshme të shohim prezencën e flamurit shqiptar në ndeshje të nivelit të lartë në ligat më të mëdha evropiane të futbollit, përfshirë ballafaqime në Ligën e Kampionëve. Kjo, shpeshherë në përkrahje të ndonjë futbollisti shqiptar siç është rasti i yllit të Bayern Munuchit, Xherdan Shaqiri, ose talentit të…

Sport

23/12/2013 14:03

Me kalimin e kohës, është bërë e zakonshme të shohim prezencën e flamurit shqiptar në ndeshje të nivelit të lartë në ligat më të mëdha evropiane të futbollit, përfshirë ballafaqime në Ligën e Kampionëve.

Kjo, shpeshherë në përkrahje të ndonjë futbollisti shqiptar siç është rasti i yllit të Bayern Munuchit, Xherdan Shaqiri, ose talentit të ri të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Mirëpo, këto nuk janë rastet e vetme kur shqiponja dykrenore shfaqet në stadiumet e skuadrave nga liga të ndryshme evropiane. Shembulli më i ri vjen nga Serie A.

Në ndeshjen mes Atalantas dhe Juventusit të zhvilluar në Bergamo të dielën, në mesin e përkrahësve të skuadrës kampione të Italisë, ishte edhe flamuri kuqezi.

Në një fotografi të publikuar nga një grup i tifozëve në rrjetin social Facebook, shihen tifozët e Juventusit me flamurin shqiptar në mesin e tyre.