Tifozët e Juventusit e dëshirojnë Realin
Tifozët e Juventusit preferojnë Real Madridin për kundërshtar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport
Juventus u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë pas 12 vjetësh.
Bianconerët barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit ndaj Monacos dhe u kualifikuan tutje falë fitores 1:0 në Torino.
Por, tani i pret një detyrë edhe më e vështirë për shkak se në mesin e kundërshtarëve të ardhshëm janë Bayern Munich, Barcelona ose Real Madrid.
Mirëpo, tifozët e kampionit të Italisë kanë dhënë preferencën e tyre.
Në një sondazh të televizionit “Sky”, 56 për qind e tyre zgjodhën Realin si skuadrën me të cilën duan të takohen.
Kurse, më së paku vota i takuan Bayernit.