“Tifozët e Juventusi duhet të ëndërrojnë përë këtë lojtar”

10:19 | 10 Tetor 2018

Didier Deschamps nuk ka mundur të hesht për thashethemet që e lidhin Paul Pogban me Juventusit.

Trajneri i Francës ka thënë se tifozët e skuadrës italiane po ëndërrojnë për rikthimin e mesfushorit.

“Të gjithë në Manchester United kanë në probleme, por Pogba është i njëjti, është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Deschamps, përcjell “lajmi.net”.

“Tifozët e Juventusit janë duke ëndërruar dhe kjo nuk është diçka e rastësishme, pasi ëndrra nganjëherë mund të bëhen realitet”.

“Ata nuk e kishin menduar se Cristiano Ronaldo do të transferohej në Torino, mirëpo që ai u transferuar, andaj në futboll asgjë nuk dihet”, ka shtuar më tej trajneri i Francës. /Lajmi.net/