Tifozët e Interit tallen keq me ata të Juventusit (FOTO)
Tifozët e Interit janë tallur mbrëmë keq me Juventusin.

Sport
Zikaltërit u tallën me bardhezinjtë në ndeshjen me Fiorentinën mbrëmë.
Katër tifozë të Interit, veshën fanellat e golashënuesve të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Kardif, përcjellë “Lajmi.net”.
Ata u renditën në atë mënyrë siç ishin shënuar golat në atë mbrëmje dëshpëruese për torinezët.
Ndryshe, Interi e mposhti Fiorentinën 3:0 mbrëmë. /Lajmi.net/