Tifozët e Francës krijojnë koreografi spektakolare për kampionët e botës

Kombëtarja e Francës është rikthyer të luajë për herë të parë në shtëpi, pas suksesit të madh në Kupën e Botës në Rusi, ku u kurorëzuan si kampion të botës, duke e mundur në finale Kroacinë.

Sport

09/09/2018 21:19

‘Gjelat’ në kuadër të Ligës së Kombeve në ‘Stade de France’ në Paris po përballen me Holandën.

Tifozët francezë janë përkujdesur që për kampionët e botës të organizojnë një pritje impresionuese.

Në ‘Stade de France’ është shpalosur një koreografi me ngjyrat e Francës, e në mes të saj janë vendosur dy yje, që simbolizojnë dy titujt e Kupës së Botës për Francën.

Përndryshe Franca në Ligën e Kombeve është në grup të bashku me Holandën dhe Gjermaninë./Lajmi.net/