Tifozët e dehur anglezë kërkojnë ISIS-in në Francë

Mbrëmjen e së enjtes tifozët anglezë u përplasën me policinë franceze në Marsejë dhe nisën të thërrisnin ISIS-in duke kënduar në kor: “Ku je, o ISIS?”.

Sport

10/06/2016 09:05

Në këtë moment, policia përdori gaz lotsjellës për të qetësuar tifozët e dehur në zonën e Portit të Vjetër të qytetit.

Mendohet se ishin disa të rinj francezë ata që ngacmuan fillimisht anglezët, të cilët ishin mbledhur në një pub. Pasi plasi sherri, ndërhyri policia. U ndaluan më shumë se 100 tifozë anglezë. Disa u deportuan dhe disa u arrestuan, përcjell “Top Channel”.

Marseja është një qytet-port me një komunitet të madh islamik. Mendohet se myslimanët përbëjnë 1/3 e popullsisë së qytetit.
Anglia do të luajë ndeshjen e parë të saj në “Euro 2016” të shtunën, në orën 21:00.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.