Tifozët e Chelseas sërish e fyejnë Maurizio Sarrin

Maurizio Sarri është fyer përsëri nga tifozët e Chelseas.

Sport

31/03/2019 18:28

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri është fyer sërish nga tifozët e Chelseas gjatë ndeshjes me Cardiffin.

Tifozët e skuadrës londineze kënduar përsëri “F*ck Sarri Ball”, duke e sharë kështu sistemin e lojës së trajnerit italian, përcjell lajmi.net.

Chelsea fitoi 2 me 1 me shumë vështirësi ndaj Cardiffit, ndërsa po mendohet se Maurizio Sarri mund të shkarkohet në ditët në vijim.

Skuadra londineze po mendon që ta rikthejë Steve Holland deri në fund të sezonit, ndërsa Maxi Allegri shihet si trajneri i ardhshëm i bluve. /Lajmi.net/