Tifozët e Bayernit mbeten pa fjalë, lamtumirë Ancelotti

Carlo Ancelotti rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Bayern Munichut.

Sport

25/11/2016 08:43

Humbja e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve kundër Rostovit ka vënë në diskutim të ardhmen e Carlo Ancelottit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se ndeshja e ardhshme në Bundesligë kundër Bayer Leverkusenit mund të jetë një duel vendimtar për postin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Kritikët e Ancelottit e fajësojnë për modulin e lojës, dështimin për të përmbysur një ndeshje në disavantazh dhe raportin jo të mirë me ekipin në zhveshtore.

Bayern Munich ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme nga Borussia Dortmund në Bundesligë dhe Rostov në Ligën e Kampionëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.