Tifozët e Atleticos vandalizojnë pllakën e Griezmann

Disa orë para se të luante takimi mes Atletico Madrid dhe Getafes, tifozët e Los Colchoneros demonstruan pakënaqësinë e tyre ndaj Antoine Griezmann duke vandalizuar pllakën e francezit jashtë stadiumi Wanda Metropolitano.

Sport

19/08/2019 15:51

Ashtu siç ishte rasti kur transferimi i tij në Barcelona u njoftua në korrik, tifozët e Atleticos vandalizuan shenjën përkujtimore të yllit që ata dikur adhuronin.

Afishe, lëvozhga arre dhe kanaçe të birrës kishin mbetur në pllakë për të treguar saktësisht se çfarë mendojnë fansat për lëvizjen e francezit te Barca, përcjell lajmi.net.

Griezmann, megjithatë, nuk është lojtari i parë i Atleticos që ka marrë një trajtim të tillë, me pllakat e Hugo Sanchez dhe Thibaut Courtois gjithashtu që u rrëzuan pasi u transferua te rivalët e Real Madrid.

Ndryshe, Atletico fitoi ndeshjen me Getafen me rezultat miniaml falë golit të Alvaro Moratas. /Lajmi.net/