Tifozët e Atletico Madridit sulmojnë tifozët e Man Unitedit para përballjes së madhe për LK

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super përballja ndërmjet Atletico Madrid dhe Manchester United, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/02/2022 15:19

Tashmë kanë mbetur disa orë para se të nis takimi, por rivaliteti mes tifozëve ka nisur herët, transmeton lajmi.net.

Nga një video nga “HoligaansTV”, vërehen tifozët e “Los Rijoblancos” duke sulmuar tifozët e “Djajve të Kuq” dhe duke i goditur me karrike.

Në këtë video 40-sekondëshe, tifozët e Atleticos godasin me karrike ata të “Djajve të Kuq”, të cilët largohen me kokën ulur.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Wanda Metripolitano” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/