Tifozët e Arsenalit do të ‘çmenden’ pas Mustafit për këto fjalë të tij

Shkodran Mustafi ka shprehur dashurinë e tij për tifozët e Arsenalit.

Sport

09/12/2016 11:17

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka lavdëruar tifozët e klubit duke thënë se dëshiron ta shpaguajë mbështetjen e tyre duke dhënë “gjithçka nga vetja” në fushën e lojës.

24-vjeçari është i pamposhtur pas transferimit në Arsenal nga Valencia gjatë verës, derisa ka forcuar bashkëpunimin me kapitenin Laurent Koscielny në qendër të mbrojtjes.

Ai e konsideron punën e tij si shpagim për tifozët që sakrifikojnë fushë për të mbështetur ekipin.

“Ju duhet t’i respektoni shumë tifozët”, tha Mustafi për “Goal”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ata nuk fitojnë para sa ne dhe paguajnë për të hyrë në stadium, nganjëherë udhëtime, plus transporti”, shtoi ai.

“Kjo tregon dashurinë e tyre për klubin dhe ju duhet t’i respektoni për këtë. Ajo që mund t’ua jap unë është maksimumi në fushën e lojës”, u shpreh Mustafi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.