Tifozët e Arsenalit inatosen edhe më shumë me Xhakën, shkas ky veprim i tij

Nuk ka shumë arsye për të buzëqeshur te Arsenal për momentin, veçanërisht për Granit Xhakën.

Sport

29/11/2019 09:30

Mesfushorit i është hequr shiriti i kapitenit muajin e kaluar pas zënkës me tifozët e Arsenal në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Ai është kthyer të luaj për Arsenalin në Ligën e Evropës, në sfidën kundër Eintrancht Frankfurt, veprimi i tij pas ndeshjes duke u përshëndetur me futbollistët mysafir dhe u qeshur me ta, ka inatosur edhe më shumë tifozët e skuadrës nga Londra.

Kamerat kanë kapur Xhakën teksa përshëndetej me buzën në gaz me futbollistët e Eintracht Frankfurt, përcjell lajmi.net.

Tifozët e Arsenal janë irritur edhe më shumë me veprimin e tij, duke i kërkuar largimin që në janar.

“Xhaka i qeshur, largojeni në janar. Lojtar i tmerrshëm, duhet të largohet”, ka shkruar një tifoz i Arsenalit në Twitter.

Shumë të tjerë po ashtu kanë kritikuar Granit Xhakën./Lajmi.net/