Tifozët bullgarë me thirrje ultra-nacionaliste: ‘’Kosova është Serbi’’

Rezultati dhe atmosfera që po krijohet nga Kosova ka irrituar tejmase tifozët e Bullgarisë.

Sport

10/06/2019 21:12

Këta të fundit në pamundësi për t’u gëzuar brenda fushës, kanë filluar thirrje ultra-nacionaliste.

‘’Kosova është Serbi’’, dëgjoheshin në sfond brohoritjet e tifozëve bullgarë, raporton lajmi.net.

Megjithatë, rezultati në fushë është në favorin tonë dhe për më tepër, ‘Dardanët’ janë duke krijuar atmosferë impozante.

Kosova është duke udhëhequr pas 25 minutave lojë me golin e Milot Rashicës. /Lajmi.net/