Tifozët anësorë

Një ngjarje komike ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Besës dhe Prishtinës, e zhvilluar sot në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’, e cila përfundoi 1:0 në të mirë të skuadrës bardh e kaltër. Disa tifozë, të lodhur nga ndeshja monotone që e zhvilluan të dyja skuadrat, e gjetën një mënyrë të mirë të argëtimit. Ata shkuan në drejtim…

Sport

27/03/2014 14:56

Një ngjarje komike ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Besës dhe Prishtinës, e zhvilluar sot në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’, e cila përfundoi 1:0 në të mirë të skuadrës bardh e kaltër.

Disa tifozë, të lodhur nga ndeshja monotone që e zhvilluan të dyja skuadrat, e gjetën një mënyrë të mirë të argëtimit.

Ata shkuan në drejtim të gjyqtarit anësor dhe sa herë që ai sinjalizonte me flamur se kujt do t’i takonte topi, tifozët prapa shpinës së tij, siç shihen edhe në fotografi, sinjalizonin njëjtë, duke e imituar atë.

Sa për informatë, Prishtina fitoi falë autogolit të Fisnik Papuçit, të cilin e shënoi në minutën e 68-të. Pejanët luajtën me një lojtar më pak në pjesën e dytë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Florent Papuçit.

Prishtina iu afrua në 10 pikë liderit Llamkos Kosova, pas kësaj fitoreje.